Kryekuvendari i Shqipërisë për vizitë në Maqedoni


Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi sot do të bëjë një vizitë zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë.

Pos takimit me homologun e tij Talat Xhaferin, Ruçi do të takohet edhe me Grupin parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Shqipërisë pas së cilit takim pritet të ketë deklaratë për media.