Kritika edhe nga Kosova për taksën e “Rrugës së Kombit”, ja reagimi i Albin Kurtit


Lidhur me taksën për ‘”Rrugën e Kombit” ka folur edhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Sipas Kurtit i cili është kategorikisht kundër taksës për Rrugën e Kombit, Rama nuk mund të kishte gjetur kohë më të keqe për të taksuar këtë rrugë, ndërkohë që Kosova po kalon një situatë të vështirë në lidhje me Serbinë.

Së dyti, për kreun e Vetëvendosjes, tarifa është shumë e lartë dhe populli është kryesisht i varfër.

Për Albin Kurtin, së treti, kjo taksë e ngjashme me një gjobë për kuksianët dhe kosovarët.

Ai u shpreh në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ se ky taksim duhet diskutuar në mbledhjet e qeverisë shqiptare me atë të Kosovës.