Krimi tronditi Dibrën, vajza pranon se vrau prindërit dhe motrën


Vajza, është autorja e krimit të rëndë që ka tronditur me 27 gusht Dibrën e Madhe. Blerta Pocesta ka pranuar në polici vrasjen e 3 familjarëve të saj në Dibër të Maqedonisë dhe ndodhet në paraburgim.

Pocesta akuzohet se ka vrarë prindërit dhe motrën e saj dhe më pas tentoi ta fshehë autorësinë e krimit, raportojnë mediat italiane.

Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14 vjeç u ekzekutuan ndërsa po flinin gjumë. Nuk dihen shkaqet përse vajza e madhe e familjes ka kryer këtë krim të tmerrshëm, përcjell TiranaToday.

Mukades Pocesta, motra e dyshuar se ka ndihmuar autoren
Familja shqiptare Pocesta, që jetonte në Itali, kishte shkuar për pushime dhe kishin edhe një rat martese në Dibër të Madhe të Maqedonisë.

Vajza e madhe Blerta Pocesta ka hyrë në Maqedoni një ditë përpara se të ndodhte krimi dhe po atë ditë ka dalë nga vendi. Kjo është e konfirmuar nga të dhënat zyrtare të autoriteteve kufitare maqedonase. Ajo mendohet se është ndihmuar nga një person tjetër me iniciale F.G. nga Gostivari, i cili është emër i njohur për policinë vendase.

Në vrasje i përfshirë është edhe nipi i këtij të fundit, i cili është arrestuar nga policia dhe ka pranuar që i ka shitur armën vajzës së madhe të familjes Pocesta. Por ky i fundi në polici ka rrëfyer ndër të tjera se Blerata e ka pranuar krimin në policia. Gjithashtu mediat italiane kanë ngritur dyshimin se vajza e madhe e familjes është ndihmuar nga e motra me e vogël e quajtur Mukades Pocesta 25-vjeçe.