Kreu shtetëror në seancë komemorative në Gostivar

 Do të bëjmë gjithçka që të zbulohen arsyet për aksidentin dhe të lënduarve t’u mundësojmë shërim më të shpejtë, tha kryeministri Zoran Zaev në seancën komemorative të Këshillit të Komunës së Gostivarit për viktimat në aksidentin tragjik në autostradën Shkup – Tetovë.

Ai në fjalim  u shprehu ngushëllim më të thellë familjeve dhe familjarëve të të vdekurve, ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë.

Në seancën komemorative fjalim mbajti edhe presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, i cili tha se është ditë e pikëlluar për Maqedoninë dhe për të gjithë ne. “Ngjarje të këtilla të mos na ndodhin. Lavdi e përjetshme”porositi Ivanov.

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari iu falënderua të gjithëve të cilët kanë ndihmuar të zbutet tragjedia.

Taravari , Zaev dhe Ivanov të parët janë nënshkruar në librin e zisë të hapur në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit. Në seancën komemorative morën pjesë edhe shumë ministra.