Kreu i KSHZ-së thotë se nuk i ka zbatuar urdhërat e krerëve të pushtetit të kaluar


Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski sot ka deklaruar se nuk i kujtohet nëse i ka zbatuar
“instruksionet” nga ish ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski për mobilizim në
ditën e zgjedhjeve në vitin 2011, pasi që në seancën e sotme për rastin “Titanik” dëgjohet
zëri i tij duke biseduar me Janakievskin, në kohën kur ishte drejtor i “Hekurudhat e
Maqedonisë”.
“Marrë pjesë në zgjedhje që nga viti 1994 dhe çdoherë kam bashkëpunuar me institucione,
Janakieski mund të jep drejtime, por a e kam bërë atë që e ka kërkuar, me të vërtet kjo
nuk më kujtohet”, ka thënë Derkovski për Makfaks.