Krenar Lloga ndjek shembullin e liderit të tij ofron shtëpinë për lirimin e Feta Alimit


Krahas Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, i cili deponoi shtëpinë e tij si garancë për lirimin e Feta Alimit, zyrtari i lartë i ASH Krenar Lloga ka ndjekur të njejtin shembull, duke e ofruar shtëpinë e tij për ta rritur vlerën e kaocionit të nëvojshëm për lirimin e Feta Alimit nga paraburgimi.

Tani më është siguruar edhe shumë prej 320 mijë euro më crast pritet përgjigje nga Prokuroria publike, për tu deklaruar për shumën e ofruar, informon INA.

Edhe shumë bashkëpartiak të Liderit të ASH kanë shprehur gadishmëri për ti dhënë shtëpitë e tyre garancë për lirimin e Feta Alimit. I gjithë ky mobilizim nga aktivistët e ASH, është pikërisht për ti dalë në ndihmë Feta Alimit shpëtimtarit të Selës natën e trishtë të 27 Prillit.