Krasniqi: Secili politikan që ka lidhje me kurthin e Kumanovës do të rrihet

Pjesëtari i Grupit të Kumanovës Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, ka reaguar në lidhje me rrahjen e dy ish zyrtarëve të lartë shtetërorë, Mile Janakievski dhe Spiro Ristevski.

Ai ka thënë se secili politikan që ka lidhje me kurthin, do të rrahet dhe dërmohet, nëse bje në duar të grupit.

“Secili politikan që ka të bëj me kurthin ..që na bije në dorë do të rrahet e do të dermohet nga cilido pjestar i grupit tonë,  ju lumt djema se e treguat veten.

Spiro Ristevskin e grushtoi Lirim Krasniqi të lumtë kushë.

Mile janakievskin e grushtoi Esat Kafegjolli,  ma keni zbardh ftyrën. Ne betejën nuk do ta ndalim pasi nuk pat deri sot shqiptar të marin hak për ne, ne do ti ndëshkojm nëpër burgje se këtu do të na vijnë”, ka shkruar Krasniqi .