Krasniqi: Nacionalistët maqedonas po linçojnë publikisht deputetët e LSDM-së që votuan për”shqipen”


Lidhur me torturën dhe protestën e nacionalistëve maqedonas para shtëpive të deputetëve maqedonas të cilat votuan pro ligjit të gjuhëve me theks të veçantë avancimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni, ka reaguar edhe analisti Faik Krasniqi.

Ai thotë se nacionalizmi sllavo-maqedonas gjithmonë ka qenë i madh, e sidomos ndaj shqiptarëve.

“Nuk ka shumë dallim me nacionalizmin e serbëve ndaj shqiptarëve dhe kombeve të ish Jugosllavisë. Linçimi publik i nacionalistëve sllavo-maqedonas ndaj deputetëve të LSDM-së, ka të bëj me votimin e kësaj partie për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Ky nacionalizëm i sllavo-maqedonasve është i dëmshëm për ta, sepse shqiptarët përbejnë gati gjysmën e popullsisë së Maqedonisë, dhe ky shtet nuk mund të ekzistojë pa shqiptarët. Një gjë të tillë e tha edhe kryeministri Edi Rama. Dhe nëse sllavo-maqedonasit vazhdojnë me nxitje etnike, atëheherë duhet ta kenë parasysh që kanë përballë mbi 10 milionë shqiptarë”, theksoi Krasniqi për Zhurnal.