Krahu i Kasamit bashkë me BDI-në dhe LSDM-në formojnë këshillin komunal të Çairit


Dy prej këshilltarëve të Lëvizjes BESA, të cilët janë përkrahës të kryetarit të shkarkuar Bilall Kasami, sot i janë bashkuar këshilltarëve të koalicionit BDI-LSDM për të zgjedhur kryesuesin e Këshillit Komunal të Çairit. Në këtë post është zgjedhur Xhemile Mehmetin, e cila gjithashtu i takon grupit që e mbështet Kasamin.

Pas kësaj ka pasur reagime nga këshilltarët tjerë të Lëvizjes BESA, të cilët besojnë se këta këshilltarë tradhtuan idealet e Lëvizjes me të cilën siguruan ulëse në Kuvendin Komunal të Çairit.

Ndërkohë, për Mehmetin kanë votuar 9 këshilltarët e BDI-së, 4 të LSDM-së. Mbledhjen e kanë lëshuar 6 këshilltarë të BESËS, 4 të VMRO-së dhe këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët./Express/