Koxias viziton Shkupin, kjo është agjenda


Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Koxias i cili do të udhëheq delegacionin grek pritet të zbresë në aeroportin e Shkupit.

Kjo është hera e parë që një zyrtar grek të vijë në rrugë ajrore, pas ndërrimit të emrit të aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

Koxias do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov, për t’u prezantuar draft-propozimet greke e për të dëgjuar mendimin e Shkupit zyrtar rreth tyre.