Koxias pasdite vjen në Ohër


Ministri i Jashtëm grek Nikos Koxias pasdite arrin në Ohër, pas së cilës do të ketë një darkë pune me ministrin e jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov.

Takimi zyrtar është planifikuar për nesër. Nga Ministria e Jashtme thonë se vizita e ministrit Koxias është në kuadër të dialogut të vazhdueshëm mes dy ministrave, në kontekstin e përpjekjeve për të kapërcyer kontestin e emrit, si dhe përmirësimin e përgjithshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.