Koxias mesazh Ciprasit për vizitën në Maqedoni: Ka avancim, por dallimi ngelet rreth Kushtetutës

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, dje e ka informuar kryeministrin e Greqisë, Nikos Koxias për vizitën në Maqedoni, njofton Portalb.mk.
Mediat greke njoftojnë se Athina vlerëson se bisedimet kanë kaluar në klimë të mirë, është arritur zhvillim, megjithatë edhe më tej ngelen dallimet në lidhje me Kushtetutën e Maqedonisë, pasi që “pala greke nuk tërhiqet nga kërkesat për revizion kushtetues, jo vetëm në lidhje me emrin, por edhe në lidhje me irredentizmin.

Përndryshe, takimi mes Ciprasit dhe Koxiasit nuk është paralajmëruar as nga kabineti i kryeministrit, por as nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë.