Koxias: Marrëveshja përfundimtare në duart e kryeministrave të të dyja vendeve


Ministrat e punëve të jashtme përfunduan me pjesën e tyre, negociatat vazhdojnë në nivel të ekspertëve, ndërsa kur do të përfundojnë edhe ato, tekstet e përpiluara nga ministrat do të jenë në duart e kryeministrave për marrëveshje përfundimtare, thotë shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias lidhur me negociatat për emrin.

“Të dy ministrat e punëve të jashtme përfunduam me atë që e ndërmorëm nga kryeministrat e të dyja vendeve. Sot dhe me siguri nesër, do të vazhdojnë negociatat në nivel të ekspertëve – ajo që duhet të zgjidhet janë çështje teknike – juridike. Menjëherë sapo të përfundojnë edhe ato dhe sapo të sqarohen çështjet teknike dhe juridike, tekstet e përpiluara në nivel të ministrave të punëve të jashtme do t’u dorëzohen të dy kryeministrave, të cilët do të bisedojnë dhe do të arrijnë marrëveshje përfundimtare”, thotë shefi i diplomacisë greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.