Koxias: Kontesti për emrin duhet të zgjidhet me kompromis


Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxias ka deklaruar se kontesti për emrin duhet të zgjidhet me kompromis.

“Ajo që e kemi të nevojshme është IRJM të tregojë kulturë të konsensusit dhe kompromisit që do të thotë se as ne e as ata do të fitojnë gjithçka. Duhet të gjejmë kompromis i cili është i pranueshëm për të dyja palët dhe që do t’i rezistojë testit të kohës”, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxias në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT.