Kotzias në Shkup në fund të marsit


Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias ka paralajmëruar takim me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov dhe kjo vizitë është paramenduar se do të ndodh në fund të këtij muaji, shkruan Telegrafi Maqedoni.

është historike për marrëdhëniet mes dy shteteve se Kotzias në Maqedoni do të vijë për herë të parë në aeroportin ”Ndërkombëtar në Shkup” pasi më herët i njejti quhej ”Aleksandri i madh” emër i pa pranuar nga shteti helen. Më herët Kotzias në Maqedoni ka ardhë me veturë, për të injoruar emrin e aeroportit.
Zaev pas takimit të mbrëmshëm me shefin e opozitës maqedonase tha se Kotzias duhet të sjellë edhe draft verzionin e propozimeve për emrin. /Telegrafi/