Kotzias: Maqedonia është një nuse e bukur e cila ndryshon mbiemrin pas martesës


Ministri i jashtëm Nikos Kotzias në një intervistë për Reuters, ka reaguar pas deklaratës së djeshme të Zaev se qeveria greke nuk ka ngritur identitetin e vendit fqinj gjatë kontakteve dypalëshe.

“Sot ne nuk do ta pagëzojmë këtë shtet. Ky shtet përfshin fjalën Maqedoni dhe madje edhe për 140 shtete pa identifikim agresiv. Sot ajo që bëjmë është martesa. Ajo është si një nuse e mirë që vjen në martesë dhe pyetet nëse mbiemri i saj do të shtojë mbiemrin e burrit të saj. Unë jam i kënaqur që nuk ka referencë për identitetin në të gjitha shtatë pikët. Është mirë, sepse identiteti është një emocion personal. Kjo çështje nuk zgjidhet as me votim në parlament apo me referendum”, tha ai, duke konkluduar se Shkupi do të jetë në gjendje të pajtohet me Greqinë mbi nomenklaturën deri në verë.