Kotzias: Greqia lejon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE nëse arrihet marrëveshje


Кreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias ka komentuar bisedën telefonike mes dy kryeministrave, Tsipras dhe Zaev.
“Sot kemi bërë hapin vendimtar” deklaroi në një intervistë për televizionin grek “Contra”. Ai ka thënë se dy kryeministrat do të bisedojnë sërish për të përfunduar marrëveshjen. Sa i përket perspektivës evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, Kotzias tha se me marrëveshje të ratifikuar në Parlamentin e tyre, Greqia do të japë dritën jeshile në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE më 25 qershor dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, NATO do të jep ftesën për anëtarësimin e Maqedonisë.