Kotzias: Emër erga omnes i përbërë që dallon nga Maqedonia e Greqisë


Greqia preferon emër të përbërë që do ta dallonte “IRJM” nga Maqedonia e Greqisë i cili do të jetë për përdorim të përgjithshëm, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxijas, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Në një intervistë për TV Antena greke, Koxijas në detaje foli për çështjen e emrit dhe për pozitat greke. Sqaroi se partneri i koalicionit në Qeveri, Panos Kamenos është kundër përdorimit të termit Maqedonia, por në gjuhën greke, tha se në Greqi nuk është e nevojshme të shpallet referendum, theksoi se për vendin tonë tashmë ekziston një emër i përbërë, ndërsa ai është Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe porositi se pa zgjidhje dhe marrëveshje nuk mund të ekzistojë anëtarësim në NATO.

Duke i komentuar emrat e publikuara në media si zgjidhje të mundshme të kontestit, shefi i diplomacisë thekson se Qeveria në Athinë e ka propozimin e vet i cili do të jepet në bisedimet me autoritetet në Shkup. Koxijas thotë se qëllimi i Athinës është të gjendet emër i përbërë, i cili mundet, por edhe nuk është e thënë të jetë me përcaktim gjeografik. Për emrin “Sllavo Maqedonia”, tha se nuk është i pranueshëm për shqiptarët tek ne dhe i përmendi disa emra konkretë nga e kaluara.

“Gjithashtu ekzistojnë një sërë propozimesh të dorëzuara nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Portugalisë, në vitin 1992 ose nga Vens dhe Oven, të cilët propozuan “Maqedonia e Re” ose si një fjalë ose si dy. Këto propozime janë regjistruar dhe janë lëndë për të cilat do ta bëjmë zgjedhjen tonë dhe si kabinet qeveritar arritëm deri tek opsionet tona në bisedimet që i kemi me personat zyrtar të vendit fqinj. E përsëris, emër të përbërë, një, për të gjitha përdorimet”, tha Koxijas.

Ai thotë se e shpreh pozitën e qeverisë greke, ndërsa i sqaroi edhe qëndrimet e partnerit të koalicionit, liderit të Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos.

“Zoti Kamenos tha, se nuk pajtohet me përdorimin e termit “Maqedonia”, por pajtohet me përdorimin e termit “Maqedonia” në gjuhën greke. Kjo është shumë e rëndësishme. Dhe duhet të shohim se si do të dalë kjo prej vetë negociatave”, sqaroi Nikos Koxijas, transmeton MIA.

Lidhur me shpalljen eventual të referendumit në Greqi, shefi i diplomacisë greke, tha se nuk ka kurrfarë arsye për mbajtjen e tij, pasi që ekziston një qeveri me përgjegjësi, ekziston shumicë në parlamentin grek dhe marrëveshja do të kalojë siç është paraparë.

Sipas Koxijas, i cili sot në Athinë duhet të ketë takim me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, referendumi për emrin nuk është zgjidhje e mirë as për Maqedoninë pasi që ekziston mundësia marrëveshja eventuale të hidhet poshtë, gjë që do të shkaktonte pasoja negative për vendin. Theksoi se edhe në vitin 1995 u dakordua emër i përbërë, pa referendum.

Lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Nikos Koxijas thotë se “Pushteti i vendit mik”, e di se nuk mund të integrohet në organizatat ndërkombëtare, pa u zgjidhur çështja e emrit, me ç’rast gazetari nga Athina, kërkoi përgjigje nëse kjo do të thotë veto e re dhe përsëritje e asaj që ndodhi në Bukuresht.

“Shkupi nuk do të integrohet në NATO, nëse nuk arrihet marrëveshje për emrin”, u përgjigj shkurt shefi i diplomacisë greke.

Koxijas e akuzoi partinë më të madhe opozitare Demokracia e Re se e ka krijuar problemin me emrin, por në kohën derisa ishte në pushtet nuk ka mundur ta zgjidh.

“Demokracia e Re, edhe tani si opozitë, nuk dëshiron ky problem të zgjidhet”, thotë Koxijas.