Kostovski: Mijallkov më kërcënoi, më tha se do të vuaj 15 vjet burg


Dëshmitari Zvonko Kostovski në seancën e sotme në Gjykatën penale për lëndën “Target- Fortesa” ka thënë se është zbuluar se ka incizuar materiale nga komunikimi me skajp nga kompjuterët e konfiskuar të Zoran Verushevskit, ndërsa gjatë verifikimit të transkriptove është zbuluar CV e Gjorgji Llazarevskit.

“Gjorgji është ftuar në bisedë në MPB, ndërsa pas një ore ose dy ka ardhur Goran Grujevski dhe më ka pyetur ‘pse më kanë ftuar edhe mua në bisedë dhe më kanë thënë se kam nxjerrë të dhëna nga sistemi”. Unë së pari kam mohuar, ndërsa më pas kanë ardhur më shumë persona mes tyre edhe Mijallkov i cili më tha se ose do të pranosh ose do të vuash 15 vjet. Nëse nuk e pranoja, krahas neve do të përfshihej edhe ndonjë nga kolegët, ndërsa ekzistonte edhe rrezik për familjen time”, ka thënë Kostovski.

Grujevski dhe Mijallkov, siç tha, kanë pasur në dispozicion kompjuterë me të cilët kanë pasur qasje direkte në sistemin e ndjekjes së komunikimit.

Kostovski para gjyqit ka thënë se Gjorgji Llazarevski në vitin 2010 e ka bindur të nxjerr materiale nga ndjekja joligjore e komunikimeve. Incizimin e parë e ka bërë në fund të vitit 2010 me sms porosi mes ish ministres së Brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrat Mile Janakievski dhe Antonio Milloshoski. Pasi ajo është analizuar nga Zoran Verushevski, ka filluar të incizojë audio-xhirime nga ndjekja e politikanëve, biznesmenëve, gazetarëve…Të dhënat i ka nxjerr përmes kompjuterit në sallën ku ka qenë sistemi, ndërsa prej atje i ka transferuar në usb nga i ka marrë në kompjuter në zyrën e re dhe i ka incizuar në disk.

“Derisa i kam marrë të dhënat aspak nuk kam pasur kontakt me Zoran Verushevskin. Me të ka kontaktuar kolegu Gjorgji Llazarevski. Kam vendosur të ndërpres me marrjen e materialeve, pasi nuk ka pasur asnjë efekt dhe nuk kishim ku dhe kujt t’i paraqitemi dhe ne do të ishim në goditje. Prandaj konsideronim se më sigurt është t’i paraqitemi Verushevskit për të cilin konsideronim se është profesionist”, ka thënë Kostovski.

Për fatin e mëtejmë të materialeve, Gjorgji siç ka potencuar, kanë vendosur se është më mirë të vendos Verushevski.

Kostovski ka thënë se nuk ka ruajtur materiale të incizuara dhe menjëherë i ka dorëzuar te Gjorgji i cili ka bërë ndonjë data-bazë, por nuk di nëse i ka ruajtur incizimet e audio-bisedave.

Ka shtuar se deri në fund të shtatorit 2014, materialet i janë dhënë liderit të opozitës. Atë ia ka komunikuar Goran Grujevskit, i cili i ka thënë se Zoran Zaev ka qenë te kryeministri dhe i është kërcënuar me incizime për të cilat ka thënë se janë më origjinë nga shërbimet e huaja.

Në lëndën “Target- Fortesa” të PSP-së të akuzuar janë ish shefi i Drejtorisë së Pestë të MPB-së, Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, Vlladimir Varelov nga DSK dhe pese persona tjera nga Drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën prej 2008 deri në vitin 2015 ilegalisht janë ndjekur 4.286 numra telefonash për të cilët nuk është dhënë urdhra gjyqësorë.

Komunikimi ishte ndjekur para se të jepeshin dhe pas skadimit të kohëzgjatjes së urdhrave gjyqësorë të 1.541 numrave ose gjithsej  5.827 numrave telefonikë. Ishin përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.