Kontroll i policisë në një objekt hotelierik në Sedllarcën e Epërme , arrestohen shtatë shtetase të huaja


Policia mbrëmë ka arrestuar shtetase të huaja të cilat gjatë natës janë kapur në një objekt hotelierik në fshatin Sedllarca e Epërme, afër autostradës Tetovë-Gostivar.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë në periudhën prej orës 00.00 deri në orën 03.00 nëpunës policorë kanë kryer aksione kontrolli në një objekt hotelierik në fshatin Sedllarca e Epërme afër autostradës Tetovë-Gostivar. Gjatë  kontrollit në objekt janë kapur 10 femra, prej të cilave tre nga Republika e Maqedonisë, gjashtë nga Republika e Shqipërisë dhe një nga Kosova. Shtetet e huaja janë arrestuar në Stacionin e policisë në Tetovë për procedurë të mëtejshme Për ngjarjen është informuar edhe prokurori publik.