Kongresi jo legjitim i “okupuesve të Besës, reagon Kastriot Rexhepi


Një ndër eksponentët e Lëvizjes Besa, që në ngjarjet e fundit brenda Lëvizjes Besa u reshtua në krah të kryetarit Bilall Kasami dhe strukturave legjitime të Lëvizjes Besa,Kastriot Rexhepi , permes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, shkruan:

“Ashtu si në këto tre vjet vepronin dhe para kohe i dinim kandidatët për deputet për kryetar komunash edhe sot u dëshmua se 2-3 persona në emër të padronit përcaktojnë kush mer pozitat ndërsa struktura ju duhet vetëm si paravan dhe dekor. Për atë u vetpërjashtuan nga Lëvizja Besa se e panë që më nuk do ti ecë ky avaz.
Përcaktuan një koordinator të cilin nuk e lanë të bëjë asnjë paraqitje publike pasi nuk tregoi kapacitet për të lexuar drejtë fjalimin e përpiluesit të famshëm Zekës që prej kohës të BDI-së. Kryetari i tyre që zgjodhën sot nuk bënte paraqitje por i hikte debateve si më parë duke e ditur se do të shkretonte dhe mandej sdo të mund të kalonte në këtë tubim sot.
Dhe së fundi dua të ja uroj kryetarin e ri Zejdit meqë e di sa është i gëzuar sot. Mbase institucioni përgjegjësi që e propagonte u kurrorëzua sot duke përzgjedhur për kryetar përfaqsuesin e Besës që pati rrezultate humbëse edhe si deputet në zonën 2 kur mblodhi shumë më pak në rajonin nga vjen, si dhe në zgjedhjet lokale kur me figurën e tij të deputetit dhe sekretarit gjeneral në vend se te lagjia dhe komuna të sillte vota më shumë ai edhe një herë doli humbës. I kërkuam të kandidojë për qytet të Shkupit por nuk pranoi se e dinte fuqinë e tij dhe po ta testonte sot sdo të mund të pretendonte për kryetar. Së fundit ishte koordinator për zgjedhjet ai e përcaktoi ekipimin në zgjedhjet lokale kryetari që ju zgjodhët sot në vend përgjegjësi ju e shpërbleni.
A ky është institucioni për të cilën flisje në debate Zejd?? Flisje për zorrën qore por tash me cilën zorrë mbete. Ndoshta këto fakte do ti tejkalosh duke e marë pozitën e sekretarit gjeneral që aq kohë të gjatë e ëndëroje se e dije që Zeka nuk të len të bëhesh kryetar.
Sidoqoftë nëse këtë herë e keni me gjithë mend për popull ju dëshiroj sukses në partinë e re dhe koalicionet e vjetra që tash do ti bëni transparente sepse edhe ju e dini se nuk do mund të thireni në Lëvizjen Besa pas 24 Shkurtit.”