Kongresi i VMRO-DPMNE-së do të jetë kongresi i shkatërrimit të partisë

VMRO-DPMNE do të mbajë kongresin e saj të rradhës në datat 22-23 dhjetor në Vallandovë. Kryefjala e këtij kongresi do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të partisë më të madhe opozitare ne Maqedoni.

Ish kryeministri Gruevski ka dhënë dorëheqjen e tij si kryetar i VMRO-DPMNE para disa ditësh, ku është shprehur në media se ai nuk do të jetë favorizues, përkrahës apo mbështetës i ndonjë kandidati të veçantë, për vetë faktin se të gjithë ata që do të kandidojnë sipas Gruevskit janë miq, bashkëpunëtorë të tij.

Aktualisht në garë për kryetar të partisë VMRO-DPMNE përmenden emra në media si kandidatë të mundshëm në garën për kryetar partie, deri më tani vetëm Filip Petrovski e ka deklaruar publikisht në media që do të jetë pjesë e garës në fjalë.

Përgjatë ekzistencës të VMRO-DPMNE-së jemi dëshmitarë, të ndarjes së saj në fraksione të ndryshme, në kohë të ndryshme. Kjo gjë ka ardhur si pasojë se disa ish anëtarë të kësaj partie nuk kanë qenë dakord me vendime të ndryshme të ndërmarra nga shumica në VMRO-DPMNE, shkak që ka çuar në formimin e disa partive të vogla si, VMRO-Popullore, FRODEM e të tjera.

Kryetari i kësaj të fundit Jove Kekenovski është shprehur për Zhurnal se pas kongresit të VMRO-DPMNE-së, Gruevskin do ta pasojë një Gruevist tjetër.

“Të gjithë ata që aktrojnë kinse do të punojnë për bashkim, të gjithë janë karrieristë dhe asnjëri prej tyre nuk ka kredibilitet, autoritet dhe të drejtë morale të kandidojë në kongres, për shkak se të gjithë janë pjesëmarrës në gjithë atë që ka bërë Gruevski deri më tani”, thotë ai.

Sipas Kekenovskit ky do të jetë shkaku, nga i cili do të vinë shumë përçarje të reja dhe ky kongres. Ai për fund thotë se “Ky kongres do të jetë kongresi për shkatërrimin e partisë dhe jo kongres bashkimi”