Koncert me rastin e ditëlindjes së Filarmonisë së Maqedonisë


“Gëzuar ditëlindjen” është titulluar koncerti i sontëm simfonik i Filarmonisë së Maqedonisë me të cilin institucioni më i vjetër muzikor në Maqedoni do ta shënojë 73 vjetorin e ekzistimit i cili do të mbahet në ora 20:00.

Në programin janë Preludi për orkestër nr. 2 nga kompozitori i Maqedonisë Pande Shahov, Koncerti virtuoz për violinë dhe orkestra nr. 1 nga Karl Goldmark, në të cilin si violinist do të performojë violinisti i shquar i Maqedonisë Lubisha Kirovski, si dhe poema atraktive simfonike “Amerikani në Paris” nga Xhorxh Greshvin nga viti 1928.

Koncertit do t’i paraprijë një përmbledhje e shkurtër e historisë së Filarmonisë së Maqedonisë të muzikologut Marko Kolovski, ndërsa do të paralajmërohet edhe ekspozita e fundit e fotografive të titulluar “Maestro”, kushtuar dirigjentëve më të rëndësishëm të Filarmonisë. Sponsor i edicionit të parë “Maestro” është “Ars Lamina”.