Komuna e Çairit do të harxhojë mijëra euro për stilolapsa dhe xhaketa ekskluzive

Blerja dhe shtypja e stilografëve eksklziv, dëgjueseve për celucar, çantave për biçikleta, uniforma vere, janë vetëm një pjesë e konkursit të ri që mbrëmë e ka shpallur Komuna e Çairit, ku vlerësohet se do të duhet të paguhen 70 mijë euro.

Për çfarë qëllime dhe ku do të shkojnë gjithë këto produkte, kryetari i Çairit Visar Ganiu nuk ka dhënë përgjigje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shpallje thuhet se bëhet fjalë për blerje dhe shtypje të materialeve promovuese dhe reklamuese. Ndërsa mes tjerash kërkohet edhe çantë sportive me katër ngjyra, arkë për para, mbajtëse për çelësa me dritë, USB, kaçketa, maica dhe produkte tjera.

Përndryshe, më herët kryetari i Çairit Visar Ganiu në shenjë të punës së ndershme dhe ekonomike me komunën, hoqi dorë nga blerja e makinave zyrtare.