Kompania amerikane “Kontur Global” do të ndërtojë elektranë në Kosovë prej një miliardë eurove


Qeveria e Kosovës nënshkroi marrëveshje me prodhuesin amerikan të energjisë elektrike, kompaninë “Kontur Global” me seli në Nju-Jork, në vlerë prej një miliardë eurove (1,18 miliardë dollarë) për ndërtimin e termoelektranës me kapacitet prej 500 megavatëve.

Marrëveshja është nënshkruar sot me menaxherin kryesor të kompanisë, Zhozef Brand.

Ndërtimi i elektranës së re do të fillojë vitin e ardhshëm, ndërsa është paraparë që e punë të fillojë prej vitit 2023, kur do ta zëvendësojë elektranën e vjetruar 55-vjeçare Kosova A.

Elektrana do t’i furnizojë me rrymë, të prodhuar sipas teknologjisë më bashkëkohore, Prishtinën dhe rajient përreth, në 40 vitet në vijim.

Kosova, e cila tërë energjinë e prodhon nga thëngjilli, zbaton restriksione të rregullta të rrymës për shkak të rrjetit të vjetruar prodhues dhe distributiv energjetik