“Komiti” Sadodovski vdiq pas lëndimeve të marra në kokë


Nikolla Sazdovski ka vdekur nga lëndimet në tru. Këtë e ka treguar raporti i ekspertizës mjekoligjore i cili sot është dorëzuar në Prokurori. Ndërsa atje deklaratat e tyre i kanë dhënë dëshmitarë të sulmit brutal ndaj 21 vjeçarit, e që bashkë me provat materiale do duhet të ndihmojnë hetimin por edhe në atë nëse Prokuroria do ta rikualifikojë veprën nga “dhunë” në “vrasje”.

Vizart- Prokuroria publike

Pas grumbullimit dhe analizës së të gjitha provave do mund të merret vendim nga ana e Prokurorisë për përgjegjësinë penale të personave lidhur me kualifikimin juridik të veprës penale. Në këtë fazë të procesit, të rëndësishme janë të gjitha dëshmimet që mund të çojnë në zbardhjen e rastit. Asnjë deklaratë nuk mund të konsiderohet si kryesore derisa mos vërtetohet rëndësia e saj në rrjedhën e mëtejshme të procesit”.

Tre sulmuesit e tij të moshës 19, 20 dhe 21 vjeç për momentin akuzohen për dhunë. Dy prej tyre gjenden në paraburgim, ndërsa për të tretin policia ende është në kërkim. Të arrestuarit ende nuk janë marrë në pyetje pasi prokuroria dëshiron t’i ballafaqojë me të gjitha provat e grumbulluara. Ata me siguri nesër do të nxirren para prokurorit, ndërsa do t’i mbrojnë avokatë me detyrë zyrtare. Nikolla Sazdovski më 29 qershor fizikisht ishte sulmuar nga tre persona të panjohur në stacion të autobusëve në lagjen Autokomandë. Policia e sqaroi ngjarjen. Tre nga sulmuesit kanë dalë nga një automobil dhe e kanë sulmuar djaloshin i cili pas dhjetë ditëve në gjendje kome, dje ka ndërruar jetë në njërin nga spitalet e Shkupit. Sazdovski ishte anëtarë i grupit të tifozëve “Komitët”. Sot shokët e tij nga tribunat për nder të jetës së shuar para kohe, në mënyrë të organizuar shkuan në varrimin e tij.

Alsat