Komiteti ekzekutiv i VMRO-së në dorëheqje totale


Në garën për lider të ri në VMRO-DPMNE do të përfshihen sekretari gjeneral Hristijan Mickovski dhe anëtarët e Komitetit ekzekutiv Nikolla Todorov, Ilija Dimovski dhe me siguri Antonio Milloshoski, thonë për “Telma” burime partiake.

Lideri i ri do të duhet të zgjidhet në Kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahet më 23 dhjetor si që vendosi mbrëmë Komiteti ekzekutiv i partisë. Paraprakisht, pritet që lideri aktual Nikolla Gruevski të jep dorëheqje si që paralajmëroi, menjëherë pas zgjedhjeve lokale.

Komiteti ekzekutiv që mbrëmë mbajti seancë ka dënuar aktakuzat e montuara për terrorizëm dhe paraburgimet për anëtarët partiak lidhur me siç thonë ndodhitë e 27 prillit.