“Komitët” protestuan para Kuvendit, pastaj u zhvendosen në selinë e VMRO-DPMNE-së


Ashtu siç ishte e paralajmëruar, grupi i qytetarëve “Komitë”, të cilët në vazhdimësi kanë protestuar para Kuvendit të Maqedonisë, pas arritjes së marrëveshjes së emrit, edhe sot dolën në protestë për të shprehur revoltën e tyre në lidhje me ndryshimin e emrit të shtetit, njofton Portalb.mk.

Protestuesit para se të fillojë seanca për miratimin e ligjit për marrëveshjen me Greqinë, protestuan para Kuvendit, ndërsa me largimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së nga Kuvendi, u larguan edhe ata dhe shkuan në selinë e partisë së VMRO-DPMNE-së.