“Komitët” do të protestojnë para Kuvendit


Tifozët maqedonas “Komiti” bëjnë thirrje për protesta para Parlamentit kundër marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit. Në një status në faqen e tyre në Facebook, “Komitët” kanë bërë thirrje për protesta në orën 20:00. Në thirrjen publike të tifozëve maqedonas shkruan që të mos ketë dallime politike, partiake pasi siç kanë shkruar, interesi është i përbashkët për të gjithë. “Komitët” kanë shkruar se duhet mbrojtur identiteti i shtetit që po kërcënohetn nga ndikime të jashtme.

“Në këto momente të rënda për atdheun tonë Maqedoni, i cili është sulmuar ashpër nga kuislingë të brendshëm dhe nga agresorë të jashtëm, të cilët me forcë dhe metoda gjenocidale tentojnë të na i ndryshojnë identitetin, kombin, gjuhën, historinë, ju bëjmë thirrje që t’i leni anash identifikimet e klubeve, fletë-antarësitë partiake, problemet e ndërsjella, dhe harroni dallimet mes jush. Po ju thërret Maqedonia juaj, që ta mbroni. Mblidhni  prindërit tuaj, vëllezërit, motrat, familjarët e shoqërinë. Ejani sot para Parlamentit që tu tregojmë se ideali i lirisë jeton ende në zemrat tona”.