Komisioni për financim dhe buxhet, megjithatë, do të mbajë mbledhje për buxhetin


Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot në orën 13 do ta vazhdojë seancën, në të cilën do të debatojë rreth Propozim-buxhetit për vitin 2018. Vazhdimin e ri e caktoi deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçevski, i cili e caktoi kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi të kryesojë me Komisionin pasi që kryetarja e këtij trupi kuvendor Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE sërish e anuloi vazhdimin e caktuar për sot pasdite.

Komisioni për financim dhe buxhet e filloi debatin rreth Propozim-buxhetit për vitin 2018 të hënën e kaluar më 27 nëntor dhe që atëherë janë caktuar disa vazhdime që nuk janë mbajtur. Kuzmanovska e anulon seancën e Komisionit për Buxhetin pas aksionit për arrestim në lidhje me dhunën në Kuvend më 27 prill, mes të cilëve janë edhe gjashtë deputetë nga grupi i saj i deputetëve.

Debati rreth buxhetit të propozuar sipas Rregullores në Komision zgjat 10 ditë pune. Rreth tekstit janë parashtruar 279 amendamente. Pas përfundimit të debatit në Komision, propozim dërgohet në seancë plenare, ku debatohet pesë ditë pune.