Komisioni antikorrupsion do të analizojë si janë shpenzuar paratë buxhetore në institucionet shtetërore


Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit do të analizojë si shpenzohen paratë e buxhetit në institucionet shtetërore, në ato publike dhe shoqatat.

Në fokus do të jetë Kuvendi, shfrytëzimi i shpenzimeve të rrugës, do të analizohen vendimet për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare, për kualifikime, kompensime për transport, për banesë, për jetë të ndarë…

Pas zërave nëpër mediume, është hapur procedurë edhe për punësimin e personave të afërm në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe për shfrytëzimin e automjeteve për qëllime private.

Komisioni antikorrupsion do t’i analizojë edhe mënyrat në të cilat është bërë përzgjedhja e hapësirave afariste të ish-presidentëve të shtetit.