Komisioneri Hahn i prerë: Arrestoni ‘peshqit e mëdhenj’ ose mund të ndërpresim hapjen e negociatave


Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johanes Hahn, është treguar skeptik për hapjen e e negociatave me Shqipërinë.

Në një intervistë të dhënë për median gjermane “Stuttgarter-Zeintung”, Johanes Hahn ka kërkuar arrestimin e “peshqve të mëdhenj”. Gjithashtu ai deklaroi se nëse nuk do të ketë arrestime politikanësh, BE mund të ndërpresë procesin e negociatave me Shqipërinë.