Komandant Hoxha merr post në Qeveri nga Zoran Zaev!?


Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha ka marrë një post në qeveri. Kështu shkruan në facebook aktivisti dhe funksionari i LSDM-së, Xhevat Iseni, transmeton gazeta Lajm. Për momentin nuk bëhet e ditur se çfarë posti ka marrë Shaqiri, por Iseni ka thënë se kryeministri Zaev ka mbajtur premtimin.