Koktej molotovi ndaj makinës së ish drejtorit të sigurisë publike


Një koktej molotovi është hedhur mbrëmë në makinën e ish-drejtorit të policisë së Maqedonisë, Ljupço Todorovski-Radnik.

Lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por disa portale kanë theksuar se makina jeep e markës “Nissan Navara” i takon Todorovskit, që tashmë është në pension.

Ai gjatë qeverisjes më të bujshme të VMRO-DPMNE ka qenë drejtor i Byrosë së Sigurisë Publike.