Kocijas në Shkup, Ramadani: Ardhja e tij në dobi të procesit

Për herë të parë pas ndryshimit të emrit të aeroportit të Shkupit prej “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti Ndërkombëtarë-Shkupi” si dhe ndryshimit të emrit të autostradës në “Miqësia”, por dhe rivendosjes së linjës ajrore Athinë – Shkup, në kryeqytetin e Maqedonisë do të ateron ministri i jashtëm grek Nikos Kocijas. Sipas informatave të fundit projekt-marrëveshja e propozuar nga Athina  në dorën e Kocijasit përmban rreth 55 paragrafë, me të gjitha çështjet e hapura, të vendosura në 20 faqe.

Analisti politik, Ismet Ramadani vlerëson se Greqia është seriozisht e interesuar të zgjidh kontestin me emrin me Maqedoninë dhe se kjo po shihet me takimet e shpeshta që po zhvillojnë përfaqësuesit zyrtarë të Greqisë me ato të Maqedonisë. Sipas tij ardhja e Kocijas të enjten është e rëndësishme dhe  është në dobi të procesit.
‘’Me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë, miqëve tonë ndërkombëtar të cilët tani më shumë po shumohen besoj që do të arrijë deri aty që gjithcka që është iracionale të largohet dhe të gjindet një kompromis që është i dinjitetshëm për të dy shtetet dhe për të dy popujt këtu. Duhet të jemi të përgatitur që gjatë bisedimeve të tregojmë urtësi për të ardhur deri te një zgjidhje e pranueshme”, theksoi Ramadani.

Sipas Ramadanit bashkërisht duhet të gjindet një emër solid i cili do të ishte i pranueshmë edhe për palën shqiptare.

 

Përgatiti: Armend Murseli