KOCIAS: Nëse nuk ka marrëveshje, ne nuk do të jemi fajtorë


Ne kemi vepruar drejtë që kemi hapur çështjen për erga omnes, mundnim të udhëheqim me negociatat dhe të jemi afër, për herë të parë aq afër, deri te marrëveshja. Por edhe të ekzistojë marrëveshje, ne nuk do të jemi fajtor dhe këtë e di universi, ka thënë shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias në intervistën për emisionin “Istories” të televizionit grek Skaj, transmeton Medial.mk.

“Që të jetë vërtetë erga omnes duhet të implementohet edhe në brendinë e vendit. Mund të lidhet marrëveshje ndërkombëtare që do e përmbajë atë? Ndoshta edhe ka jurist që besojnë në atë. Por, përvoja tregon se nëse ndërrohet kjo qeveri, tjetra do të dërgojë Zaevin në burg, duke thënë se e ka shkelur Kushtetutën me pranimin e emrit ndërkombëtar që nuk është paraparë nga Kushtetuta. Në fakt, edhe për mbrojtjen e tyre siç kam sqaruar, nevojitet ndryshim i Kushtetutës”, ka thënë Kocias.

/Medial.mk/