Kocias: Ka vullnet për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së emrit


Shefi i Diplomacisë greke, Nikos Kocias ka deklaruar se zgjidhjet janë zgjidhje me kompromis, por kërkon nga pala maqedonase më shumë pragmatizëm dhe realizëm për t’u gjetur një zgjidhje.

Kjo deklaratë vjen pas takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gutiérrez.

Kocias nuk shprehet optimist, por as pesimist, por thotë se ka vullnet për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së emrit. Sipas tij, në të dy vendet ka forca që parapëlqejnë zgjidhje sipas dëshirës së tyre, por në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka zgjidhje të tilla./lajm