Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja: Është arritur marrëveshje për kandidat të përbashkët për president, në interes të të gjithë qytetarëve

Partitë e Koalicionit të udhëhequra nga LSDM-ja, në takimin e djeshëm të punës arritën marrëveshje në nivel të liderëve, të qëndrojnë pas një kandidati të përbashkët për president të shtetit, si dhe bashkërisht të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që në raundin e parë, informojnë nga LSDM-ja.

Prej LSDM-së thonë se është dakorduar të vazhdojnë konsultime të gjera në suaza të vetë partive, që janë pjesë e koalicionit, për zgjedhjen e kandidatit të përbashkët më adekuat për president të shtetit në interes të qytetarëve.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në emër të Koalicionit, do t’i vazhdojë konsultimet me partitë e bllokut shqiptare si dhe me parti të tjera parlamentare dhe joparlamentare, nga pushteti dhe opozita, rreth mundësive të zgjidhet kandidat i përbashkët për president shteti, kandidat pas të cilit do të qëndrojnë qytetarët.