Klubi serb Partizan letër emocionuese : Me pikëllim të madh po ndahemi nga Fadil Vokrri


Sot i jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, i cili ka ndërruar jetë dje në moshën 57 vjeçare. E lamtumirë ati po i dhënë edhe gazetat serbe të cilat po i kujtojnë qastet më të mira të tij gjatë karrierës si futbollist.

Faqet e përkujtimeve nëpër gazetat serbe janë mbushur me fotografi të Fadil Vokrrit dhe me fjalë falënderuese ndaj tij.

Bardh e zinjtë “Partizani” kanë mbushur faqet e përkujtimeve nëpër gazetat serbe, në të cilat ka edhe një dedikim falënderues ndaj Vokrrit.

“Me pikëllim të madh po ndahemi nga Fadil Vokrri

Faleminderit për vitet që i kalove në klubin tonë dhe për të gjitha që i ke bërë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty”, thuhet në letër.

Ndryshe, homazhet në Kosovë në hollin e Kuvendit, po vazhdojnë për Vokrrin.