Klop: Është marrëzi të supozohet se qëllimisht do të biem nga Liga e kampionëve


Menaxheri i Liverpullit, Jirgen Klop, shprehi mospajtime me supozimet se Liverpulli do të bjerë qëllimisht nga Liga e kampionëve, në mënyrë që t’i fokusojë forcat e veta në betejën për titullin në Premier ligë.

Sonte “të kuqtë” janë mysafirë tek Bajerni (Munih) në ndeshjen e revanshit nga e teta e finales së turneut. Loja e parë përfundoi me rezultat 0:0.

“Nuk mendoj se ka trajner tjetër që duhet të përgjigjet në një pyetje të këtillë. Kjo sigurisht ndodhë vetëm nëse je menaxher i Liverpullit, ndërkaq analistët janë nga Mançester Junajted. Ata flasin vazhdimisht për atë. Është lehtë të ulesh në zyre apo në studio dhe të flasësh gjëra të ngjashme. tani jemi afër fundit të sezonit dhe ju mendoni se është e pranueshme të biem nga Liga e kampionëve, pa tentuar të vazhdojmë përpara? Kjo është çmenduri e vërtetë. Mos u hidhëroni, por është marrëzi e vërtetë se vazhdimisht duhet t’u përgjigjem këtyre pyetjeve”, deklaroi Klop.