Kiracovski: Cak i sulmeve më 27 prill ishin Zaev dhe Sela


Pas Kryekuvendarit Talat Xhaferi, deputetit Damjan Mançevski, dëshminë e tij në seancën për tentimvrasjen e Ziadin Selës, natën e 27 prillit të dhunshëm të vitit të kaluar, dëshminë e tij e dha edhe deputeti Aleksandar Kiracovski.

Ai tha se grupi që u fut në kuvend dukej si një hordhi e çmendur që në të vërtetë kishte për qëllim të vret dikë, dhe se për këtë, Kiracovski nuk ka dilema.

Sipas tij, atë natë deputetët i ka shpëtuar Zoti, vetëpërmbajtja, si edhe sigurimi i Zoran Zaevit e Oliver Spasovskit.

Kiracovski shtoi se sulmet ishin të njëpasnjëshme, me grushte, shqelma, si edhe me mjete të ndryshme që ishin në sallë.

Edhe Kiracovski, ngjashëm si të tjerët, i identifikoi disa nga të akuzuarit, si të pranishëm në vendin ku ndodhi dhuna ndaj Ziadin Selës. /telegrafi