Këto janë katër propozimet për emrin e Maqedonisë, sipas Zaevit


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur për agjencin Reuters rreth propozimeve që Maqedonia i ka bërë për çështjen e emrit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia ka propozuar mundësi për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Propozimet janë Republika Veriore e Maqedonisë, Republika Maqedonia e Epërme, Republika e Maqedonia e Vardarit dhe Republika e Maqedonisë (Skopje)” tha Zaev në intervistën për Reuters.
Zaev në Londër u përgjigj edhe për pyetje që kanë të bëjnë edhe me identitetin dhe Kushtetutën e vendit. /Telegrafi/