Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni


Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni, të cilat shtrenjtohen.

Kështu, Eurosuper BS-95 do të kushtojë 73,5 denarë për litër, kurse Eurosuper BS-98 do të kushtojë 75,5 denarë për litër.

Eurodiesel do të kushtojë 65 denarë për litër. Vaji extra i lehtë do të kushtojë 54 denarë për litër, kurse Mazuti do të kushtojë 34,5 denarë për kilogram./Telegrafi/