Këtë javë reshje, temperatura më të ulëta dhe borë në male


 Edhe nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje lokale të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima, erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitje të breshrit, veçanërisht në pjesët lindore.

Siç informon DPHM, nga fundi i ditës dhe të martën për shkak të lëshimit të masës së ftohtë të ajrit  do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore që do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturave, ndërsa në malet më të larta në pjesët perëndimore do të bie borë. Të mërkurën në mëngjes do të jetë ftohtë, në disa vende me temperatura negative të mëngjesit, por gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë.

Reshje lokale do të ketë edhe të enjten dhe të premten.

Temperaturat deri në fund të javës do të lëvizin prej minus dy deri në dhjetë gradë në orët e mëngjesit, ndërsa temperatura maksimale gjatë ditës do të jenë prej 10 deri në 26 gradë Celsius.