Këshilli Penal nuk pranon anklesat e Dimevskit e Vasilevskit


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasilevski mbetet në burgun e Shutkës. Gjykata penale e refuzoi ankesën e tij të dorëzuar nga avokatët e tij. Gjykata e refuzoi edhe ankesën edhe të deputetit të partisë socialiste Lupço Dimovski. Ai kërkoi t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak, por edhe për te mbetet në fuqi masa e caktuar nga gjykatësi në procedurë paraprake. Vasilevski dhe Dimovski bashkë me Krsto Mukovskin, Zhaklina Peshevska, Johan Tarçullovski dhe Luben Arnaudov akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues për ngjarjet e 27 prillit.