Këshilli i Komunës së Strugës e zyrtarizoi gjuhën shqipe


Me shumicë votash dhe me parimin e badinterit, shumica e këshilltarëve në Strugë miratuan statutin e ri të Komunës, në të cilin gjuha shqipe u shënua si gjuhë zyrtare në këtë qytet. Me ndryshimin e ri, frazës “gjuha të cilën e flasin të paktën 20% e popullatës”, i shtohet “gjuha shqipe”. Këshilltarët e Aleancës kërkuan që nga statuti të largohet pjesë e 20 për qindëshit dhe të mbetet vetëm fraza “gjuha shqipe”, njofton Alsat M.

Këshilltarët e VMRO DPMNE-së kundërshtuan këto ndryshime duke i cilësuar si antikushtetuese. Ata paralajmëruan se neni 7 i statutit shumë shpejtë do të ankimohet para Gjykatës kushtetuese.