Kërkesa që Veljanoskit t’i merret imuniteti i deputetit arriti në Kuvend


Kërkesa nga Gjykata Penale në Shkup për marrjen e imunitetit të deputetit ish-spikerit të kuvendit, Trajko Veljanoski, arriti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga pres shërbimi i Kuvendit për MIA-n thonë se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi kërkesën ia ka dorëzuar Komisionit për Çështje të rregullores, mandateve dhe imunitetit.

Sipas Rregullores, Komisioni është i obliguar ta shqyrtojë kërkesën dhe në afat prej dy ditësh t’i dorëzojë raport kryetarit të Parlamentit. Me Komisionin për Çështje të rregullores dhe mandateve dhe imunitetit kryeson deputeti, Pavle Bogoevski.

Pas raportit të marrë nga Komisioni, Kuvendi më së voni në afat prej tri ditësh duhet të vendosë për kërkesën e gjykatës në seancë plenare. Vendimi për marrjen e imunitetit sillet me shumicë të thjeshtë prej numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Përbërja aktuale e deputetëve deri më tani me kërkesë të gjykatës solli vendime për marrjen e imunitetit deputetëve Nikolla Gruevski, Lupço Dimovski, Kërsto Mukovski, Johan Traçullovski, Zhaklina Peshevska, Luben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski.

Ish-kryetari i Kuvendit dhe deputet aktual , Trajko Veljanoski së bashku me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristoskin dje pasdite u morën në pyetje me urdhër të Prokurorisë Publike nën dyshimin për involvim në ngjarjet e 27 prillit 2017.

Veljanoski iu referua imunitetit të deputetit, ndërsa ish-ministrave Janakieski dhe Ristoski iu shqiptua paraburgim 30-ditor.