Kërkesa deri te Kuvendi për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve


Gjykata Penale deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dërgoi kërkesë për heqjen e imunitetit për gjashtë deputetë. Sipas informacioneve të Kuvendit, kërkesat kanë mbërritur në Kuvend, por pritet që kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi të kthehet nga udhëtimi në Suedi, që ato të hapen.

Pritet. siç është përshkruar, që këto kërkesa Xhaferi t’i dorëzojë deri te kryetari i Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit Pavle Bogoevski, i cili duhet të caktojë seancë në të cilën duhet të vendoset rreth tyre. Me siguri seanca e Komisionit do të mbahet gjatë ditës së nesërme.

Disa deputetë, së bashku edhe me njëzet persona të tjerë, u arrestuan sot, nga gjithsej 36 persona të cilat Prokuroria Themelore Publike i ndjek për “rrezik terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet nga 27 prilli të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.