Këngëtarja serbe kërkon të ndalohet muzika e Dua Lipës në Serbi

Këngëtarja e njohur serbe, Gordana “Goca” Trzhan, ka nxitur debat në vendin e saj pas deklaratës për Dua Lipën.

“Goca” reagoi ndaj këngëtares prishtinase Dua Lipa, e cila karrierën e zhvillon në Britani.

Në Twitter, këngëtarja serbe bëri thirrje për “embargo” ndaj këngëtares me famë botërore.

“A do ta ndalojë dikush më transmetimin e Dua Lipës në radiostacionet tona, për atë Zot”, shkroi Goca në Twitter, raporton Koha.net.

Kjo deklaratë nxiti reagim të ashpër, ku për pasojë këngëtarja serbe hyri në konflikt direkt me disa fansa, e kur gjakrat u qetësuan, ajo u tërhoq paksa.

“Natyrisht se nuk mendoj që duhet ndaluar muzikën. Por unë, si fanse e talentit dhe suksesit të Dua Lipës, jam e lënduar me deklaratat e saja të vazhdueshme për Kosovën. Çka s’ka të paqartë këtu? Mua më dhemb Kosova, për ju nuk e di”, shkroi më tej ajo.