KDP: Shkarkohet Kasami, ja krerët e rinj


“Rufa” e Vetëvendosjes në Kosovë duket se ka kapluar edhe Lëvizjen Besa në Maqedoni. Dy parti me shumë ngjashmëri në mendimin dhe aksionin politik po përçahen në të njëjtën kohë.
Burime të KDP-së brenda BESËS, që kanë folur me kusht anonimiteti, thonë se nga shkaku se nuk ka dhënë dorëheqje kryetari aktual Bilal Kasami do të shkarkohet nga ana e kuvendit partiak.

Në vend të tij do të zgjidhjet një kuadër me ndikim në parti, që vjen nga Komuna e Kumanovës ndërkohë që sekretari i përgjithshëm do të jetë nga Komuna e Bogovinës.
Ende nuk dihet se si do të pozicionohet ashtuquajturi “Grupi i Dervendit”, të cilit i takon Kasami e që udhëhiqet nga Adnan Azizi.
Ky fraksion kontrollon edhe komunën e Zhelinës, e vetmja që Levizja Besa e fitoi në zgjedhjet e fundit lokale.